Derbi i Madridit në “Klasike”, Vinicius sulmon De Polin: Ti flet shumë! (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 16:34

Derbi i Madridit në “Klasike”, Vinicius sulmon De Polin: Ti flet shumë! (VIDEO)

Rivaliteti i derbit të Madridit në La Liga, Real-Atletiko zbarkoi edhe në “Estadio del Bicentenario” të San Huanit në kualifikuesen e fundit të Katarit për grupin e Amerikës së Jugut. Protagonistë u bënë sulmuesi brazilian, Vinicius Zhuniror, dhe mesfushori argjentinas, Rodrigo de Pol.

foto vinisius

Numri 20 i Realit, në një moment të ndeshjes pësoi një faull nga Romero në kufijtë e asaj që është e lejueshme, por mesfushori i Atletikos iu afrua sulmuesit të Realit për t’i thënë diçka. Vinicius iu kundërpërgjigj presionit duke bërë gjeste me duar si për të nënkuptuar se “ti flet shumë”. Sulmuesi bëri një paraqitje të mirë me skuadrën e Tites gjatë 90 minutave që ishte në fushë dhe i tregoi trajnerit të “Seleçaos” se meriton një vend titullari.

Futbollisti i Realit, pavarësisht barazimit 0-0, tregoi shumë sinjale pozitive, ndërsa iu afrua edhe golit, duke marrë vlerësime maksimale nga opinioni sportiv vendës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"