Derbi i Madoninës/ Dominim i frikshëm i Interit, shikoni statistikat e pjesës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 21:40

Derbi i Madoninës/ Dominim i frikshëm i Interit, shikoni statistikat e pjesës së parë

U mbyll me triumfin 1-0 të Interit, pjesa e parë e derbit të Madoninës, mes zikaltërve të Inzagit dhe Milanit të Piolit. Interistët u shfaqën dominues absolutë në fragmentin e parë të lojës, teksa daljet e kuqezinjve në gjysmëfishën kundërshtare ishin me pikatore.

LAUTARO

Sfida u zhbllokua në minutën e 34-t, falë golit të realizuar me kokë nga Lautaro Martinez, pas asistim të mesfushorit turk Çalhanoglu. Për sa i përket statistikave, ato janë të frikshme në favor të Interit. Asnjë rast i rrezikshëm, asnjë gjuajtje për Milanin dhe vetëm 27 % të topit në zotërim.

inter-milan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"