Derbi i kushton shtrenjtë Interit, zikaltërit marrin një lajm të keq pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 23:37

Derbi i kushton shtrenjtë Interit, zikaltërit marrin një lajm të keq pas ndeshjes

Interi arriti të triumfonte në derbin ndaj Milanit, falë golit të kapitenit Ikardi në minutat e fundit të lojës, por zikaltëri  kanë humbur Raxha Naingolan.

215704175-110c532d-9ea8-4c81-93ac-f0cbb141beb0

Mesfushori belg la fushën e lojës në minutën e 30-të, pas një dëmtimi në kavilje duke i lënë vendin Borja Valeros. Ky dëmtim ka bërë me dhimbje koke trajnerin Spaleti, teksa raportohet se Naingolan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ditës së mërkurë në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Në një prononcim pas ndeshjes, ka qenë vetë trajneri i Inter, Spaleti, që ka dhënë edhe lajmin e keq në lidhje me Nainggolan: “Do ta dërgojmë në spital dhe do të shohim si është. Sigurisht nuk do të luajë kundër Barcelonas dhe do të mungojë për një kohë të gjatë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"