Derbi i kryeqytetit/ Problemet në të dyja kampet, ja lojtarët që do të mungojnë në Dinamo-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 11:45

Derbi i kryeqytetit/ Problemet në të dyja kampet, ja lojtarët që do të mungojnë në Dinamo-Tirana

Sulmuesi Stefen Çinedu është i karantinuar në shtëpi për shkak të COVID-it dhe është një nga mungesat e sigurta të bluve për derbin e sotëm me Tiranën.

TIRANA DINAMO

Mungesa të tjera të sigurta janë ato të mbrojtësit Aleksandër Isaevski dhe mesfushorit Rimal Haxhiu, që të dy për shkak dëmtimi.

Isaevski ka dëmtuar gjurin para ndeshjes me Kukësin dhe i duhet kohë që të rikuperohet, kurse Haxhiu vuan prej kohësh nga një tërheqje që e kanë lënë jashtë skuadre për shumë ndeshje.

Dinamo thuajse asnjëherë nuk e ka pasur skuadrën të plotë, pasi dëmtimet nuk i janë ndarë gjatë këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Tirana ka grupin të plotë.

I vetmi shqetësim që mund të thuhet është gjendja e Najdovskit, që gjithsesi do të luajë në pjesën e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"