Postuar: Nëntor 12, 2019 | 23:20
Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ja data kur mund të luhet
Partizani është organizatori i derbit të fazës së dytë, i cili, sipas kalendarit, i bie që të luhet në mesjavë, më 4 dhjetor.
Gjithsesi, duhet kohë që të flitet për axhendën e këtij takimi, por me shumë mundësi do të jetë “Arena Kombëtare” ajo që do të presë derbin e kryeqytetit. Ky takim parashikohet që të jetë ndeshja e parë e Superiores që do të zhvillohet në stadiumin e ri të kryeqytetit, i cili si mision kryesor ka zhvillimin e ndeshjeve të Kombëtares.
Më 10 nëntor u testua “Arena Kombëtare” me ndeshjen e femrave, Vllaznia-Apolonia, ndërsa të dielën do të përurohet zyrtarisht me takimin Shqipëri-Francë. Pa dyshim, që në këtë stadium çmimet e biletave pritet të jenë më “të kripura”.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
