Derbi i kryeqytetit në miqësore, Partizani i Dajës gjen kundërshtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 13:08

Derbi i kryeqytetit në miqësore, Partizani i Dajës gjen kundërshtar

Ditën e nesërme do të zhvillohet një miqësore në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrkut ku do të përballen dy skuadra të kryeqytetit.

MIQESORE

Dinamo nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton se do të luajë ditën e nesërme miqësore me Partizanin. Një derbi në miqësore, mes dy skuadrave që kanë bërë histori në kampionatin shqiptar.

Të dyja këto klube njihen për rivalitetin që kanë pasur në të kaluarën, kur të dyja ishin në Superiore dhe luftonin për objektiva madhorë. Megjithatë me rënien e Dinamos nga kategoria, ky derbi është zhdukur, teksa tashmë do ta shohim në një miqësore.

Ndeshja do të luhet ditën e nesërme në Cërrik duke filluar nga ora 17:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"