Derbi i kryeqytetit në ajër, e mban “peng”… përgjigjia e tamponëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 22:32

Derbi i kryeqytetit në ajër, e mban “peng”… përgjigjia e tamponëve

Situatë kaotike 1 ditë para derbit të kryeqytetetit mes Partizanit dhe Tiranës, e cila pritet të vendosë shumë për sa i përket objektivave dhe fateve të skuadrave. Dy lojtarët e Partizanit, Boldor dhe Ferati rezultuan pozitivë me Koronavirus, duke turbulluar ndjeshëm ambientin e kuq.

pARTIZANI TAMPONET

Të gjithë futbollistët e Partizanit iu nënshtruan ditën e sotme testeve të tamponëve, teksa përgjigjet e këtyre të fundit janë duke mbajtur “peng” supersfidën e javës së 33-të të kampionatit shqiptar.

Fillimisht u tha se përgjigjet e tamponëve do të dilnin në mesditë, më pas u shty për në orën 21:00, ndërkohë që ora po shkon 23:00 dhe ende nuk kemi një përgjigje zyrtare për sa i përket tamponëve.

Kjo pritje e gjatë duket tepër shqetësuese, duke venë në rrezik edhe zhvillimin e ndeshjes. Në rast se rezultojnë futbollistë të tjerë të prekur me Koronavirus, ekziston mundësia që ndeshja të shtyhet. Gjithsesi ky vendim pritet të diskutohet në momentin që përgjigjet zyrtare të tamponëve do të bëhen publike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"