Postuar: Tetor 25, 2021 | 12:36
Derbi i kryeqytetit, ja cili arbitër do të vendosë drejtësi sot në Tirana-Partizani
Arbitri që do të vendosë drejtësinë në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, është Eldorjan Hamiti.
Gjyqtari nga Lezha do të ketë përgjegjësinë e një prej sfidave më delikate në futbollin shqiptar. Dy arbitrat anësorë do të jenë Ridigert Çokaj dhe Dojando Myftaraj, po ashtu nga qyteti i Lezhës.
Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Kridens Meta.
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani është e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore dhe do të zhvillohet në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"