Derbi i frikës, Halili vendos premio për triumfin ndaj të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 19:10

Derbi i frikës, Halili vendos premio për triumfin ndaj të kuqve

Si zakonisht, Tirana do të luajë me Partizanin, por premioja nuk ka për t’i munguar. Presidenti Refik Halili pak orë para ndeshjes do të saktësojë sfidën.

refik halili

Shuma akoma nuk është zbuluar, por në dy derbet e fundit shpërblimi ka qenë 2500 euro. Presidenti Refik Halili gjatë gjithë kësaj kohe ka shpërblyer lojtarët e tij, sepse në ndeshjet e vogla u ka dhënë rreth 50 mijë lekë të rinj shpërblim.

Tirana po shkon drejt titullit, pas 10 sezoneve pa kampionat. Bardheblutë kanë që në 2009-ën që nuk fitojnë trofeun, por shpresojnë që ta bëjnë pikërisht këtë sezon kur skuadra feston dhe 100-vjetorin. Drejtuesit bardheblu kërkojnë me ngulm që sezoni të mbyllet me titullin e 25-të në historinë e tyre futbollistike që nis prej 1920-ës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"