Derbi i ekspertëve/ Gatuzo ka bombera, Spaleti më shumë fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 20:44

Derbi i ekspertëve/ Gatuzo ka bombera, Spaleti më shumë fitues

Pak rëndësi ka nëse luan në Montevideo, Buenos Aires apo Londër ku ka derbi thuajse çdo javë, ndeshjet ndërqytetëse janë maksimumi i futbollit në nivel kombëtar. Duke përjashtuar Kupën, qyteti i Milanos “njeh” dy çdo vit dhe nuk ka shanse ta harrosh. Përvoja në këtë rast ndikon te këmbët, sepse nuk duhet të dridhen në të tilla përballje, ndaj derbi i eksperiencës për titullarët fitohet nga Interi 262-202, teksa edhe ai i stolit ngjyroset zikaltër, 107-103, për djemtë e Spaletit.

milan inter

ZIKALTRIT

Njeriu me më shumë përvojë në derbi përfundon në stol. Zhoao Miranda e nisi karrierën me klasiken e Kuriçibës, më pas u formua tek ajo e Sao Paolos për të arritur kulimin tek ajo madrilene, një nga të cilat, atë më të rëndësishmen, në Champions, e humbi. Në kryeqytetin spanjoll njohu edhe derbi të vogla si ai ndaj Rajo Vajekanos apo Getafes. Një tjetër ekspert derbi si Vesino u rrit me një klasike zjarri latine si ajo në Uruguai mes Nasionalit dhe Sentralit. Në kryeqytetin e atdheut, luajti edhe ai ndërqytetës me më pak peshë si ato ndaj Çerros, Serritos dhe Bela Vistës.

interi

Interi ka në ekip edhe Kuado Azamoah, i cili në tetë derbi të luajtur (të gjitha kundër Torinos) nuk ka njohur kurrë humbje, duke barazuar dy e fituar gjashtë. Edhe Sime Vrsaljko nuk duket keq me 80 për qind të derbeve të luajtur, të fituar. 12 në 15 për kroatin që në kohët e Atletikos nuk ka luajtur kurrë ndaj Realit. Në aspektin e golave, banda “Spaleti” vuan sepse përveç Vesinos dhe Ikardit që kanë shënuar nga pesë, është vetëm Perisiç që në derbi ka shënuar vetëm një herë dhe bëhej fjalë për atë të Bruzhit në Belgjikë.

INTER MILAN

“DJALLI”

Ndaj Interit luan për herë të parë, por Gonzalo Higuain paraqitet ndaj “kushërinjve” me përvojën e 37 ndërqytetëseve të luajtura në 13 vite karrierë. Ai ka fituar 66 për qind të këtyre ndeshjeve dhe ka gjetur rrugën e rrjetës në 22 raste. Duke përjashtuar debutimin si zëvendësues në RiverVelez, “El Pipita” ka mundur të shënojë në çdo derbi ku ka debutuar. 11 vitet diferencë mes Laksaltit dhe Reinës nuk bien në sy kur sheh se secili syresh ka luajtur 20 klasike.

milan

Uruguaiani ka qenë prezent në 14 dhe në një rast ka vendosur edhe rezultatin (kundër Nasionalit). 14 derbi edhe për Abaten, i cili ka qenë pjesë e ekipit, kur Milani fitonte derbin dhe titullin në të njëjtin vit. Suksesi i fundit? Ai në Kupë me ndeshjen e vendosur nga Kutrone, teksa Donaruma blindonte portën dhe nuk po flasim për Xhixhon…

Përgatiti: REINOLD BAKALLI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"