“Derbi është fryrë shumë”, Daja tregon pse festoi me ‘orakullin’ Lika: Para ndeshjes Ilioni më tha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 19:41

“Derbi është fryrë shumë”, Daja tregon pse festoi me ‘orakullin’ Lika: Para ndeshjes Ilioni më tha…

 

Asjon Daja, lojtari i Tiranës, është shprehur i kënaqur me kualifikimin e skuadrës së tij dhe golin e bukur që ka bërë. Nga ana tjetër ai është i zhgënjyer nga golat e pësuar kaq lehtë. Daja ka dhënë dhe një koment dhe për derbin me Partizanin dhe festimin e golit.

bandicam 2019-05-08 19-31-29-654

Goli dhe kualifikimi?

Është ndjenjë e veçantë kur shënon dhe shkon ne finale. Ishte goli i bukur dhe nuk e prisja.

Problemet në kampionat dhe finalja?

Tani ne i kemi parë ndeshjet si ndeshje rradhe. Fituam falë zotit ndaj Skënderbeut. Shkuam në finale, tashmë shikojmë derbin. Derbi është i fryrë dhe duam tre pikët si në çdo ndeshje.

E justifikoj Tirana në lojë këtë rezultat?

Golat u shënuan nga shumë lojtarë, por nuk na falet të pësojmë gola kaq naiv dhe jam dakord me trajnerin.

Festimi?

Në rradhë të parë ia dedikova Ilion Likës, më ka qëndruar pranë. Sot më tha që  do shënoja dhe më tha me shaka ose të vërtetë  nuk e di, se do e bëja me roveshatë.

Besimi në ndeshjet e mbetura?

Janë bërë shumë gjëra gjatë këtij sezoni, por dhe s’kemi bërë asgjë. Nëse nuk e fitojmë kupën është çdo gjë e hedhur dëm. Skuadra ka qenë nën presion dhe kemi shpërdoruar shumë, kemi pësuar shumë gola naiv. Kjo ka ndodhur nga presioni.

Derbi më Partizanin?

Në rradhë  të parë Partizani e ka merituar vendin ku është. Ne e kemi më të nevojshme fitoren, ne duhet të bëjmë maksimumin. Duhet të riparojmë gabimet që kemi bërë sot. Nuk na i fal as Partizani ndeshjen, por as ekip tjetër.

Marrë nga Supersporti

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"