Derbi edhe në merkato, Juvja dhe Interi duan “yllin” e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 10:02

Derbi edhe në merkato, Juvja dhe Interi duan “yllin” e Premier Ligës

Kristian Eriksen pritet të jetë një nga emrat më të “nxehtë” në merkaton e janarit. Lojtari dëshiron të largohet nga Totenhemi në fund te sezonit, por që prej muajve të dimrit i lind e drejta për të gjetur një skuadër të re, nëse nuk vendos të rinovojë kontratën.

Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450

Eriksen pëlqehet nga shumë skuadra, përfshirë këtu Interin dhe Juventusin, që i janë vënë lojtarit nga pas dhe duket se do të kenë një derbi në merkato.

Mesfushori i Totenhemit, mund të largohet me parametra zero nga ekipi londinez, dhe kjo tundon më tepër ekipet.

Por, siç raportojnë mediat italiane, Interi dhe Juvja nuk janë të vetmet që pëlqejnë danezin, që ndiqet nga PSG-ja dhe Reali i Madridit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"