“Derbi, dedikim për tifozët e Tiranës”, Vangjeli: Duke u bashkuar dhamë maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 13:08

“Derbi, dedikim për tifozët e Tiranës”, Vangjeli: Duke u bashkuar dhamë maksimumin

Kristi Vangjeli ishte të premten një nga titullarët në fitoren e Tiranës me Partizanin. Mbrojtësi i djathtë, ashtu si edhe në derbin e parë, luajti në qendër të mbrojtjes. Këtë herë, duke mos bërë asnjë gabim në fushë. Ish-lojtari i Skënderbeut që këtë sezon po luan me Tiranën, foli pas sfidës me të kuqtë. Ai u shpreh se fitorja në derbi është diçka shumë e bukur, por skuadra duhet të bëjë akoma më shumë.

VANGJELI

“Të vazhdojmë me të njëjtin nivel me tifozërinë siç ishte atmosfera. Ndeshja u përgatit me një pritshmëri të madhe gjithë javën, duke ditur që edhe trajnerin nuk e kishim në dispozicion. I falënderoj të dy teknikët që kanë qenë, por duke ditur forcën e njëri-tjetrit, duke u bashkuar dhamë maksimumin në fushën e lojës. Besoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe arritëm këtë fitore kaq të rëndësishme. Ua dedikoj vetëm tifozëve të Tiranës që ishin të mrekullueshëm”, u shpreh Kristi Vangjeli në fund të takimit me të kuqtë.

Bardheblutë kanë fituar pas katër ndeshjesh një takim, në këtë kampionat, madje duke marrë fitoren e parë pas gjashtë vitesh në Kategorinë Superiore ndaj ekipit të Partizanit. Vangjeli ka një kontratë deri në fund të sezonit me ekipin e Tiranës. Ai erdhi në gusht, pas aventurës së shkurtër në Australi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"