Derbi Burreli-Korabi/ Dalipi e cilëson të vështirë, Nikaj: Do jetë viti ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2020 | 9:41

Derbi Burreli-Korabi/ Dalipi e cilëson të vështirë, Nikaj: Do jetë viti ynë

Burreli është gati për të sfiduar kryesuesit. Ata do të zbresin sot në orën 13:30 në “Liri Ballabani” për të luajtur me Korabin. Është derbi i qarkut dhe mbi të gjitha ndeshen dy skuadra që i kanë shpallur “luftë” njëra-tjetrës për garën e ngjitjes në elitë. Matjanët duan vendin e parë dhe Samuel Nikaj e di mirë që ky “plan” realizohet vetëm duke mposhtur një rival direkt.Nikaj

Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport” trajneri nuk e qartëson se skuadra e tij nuk ndien asnjë lloj presioni. “Ne do të luftojmë për objektivin tonë, pavarësisht kundërshtarit që kemi
përballë. Gjithsecili është në të drejtën e tij të kërkojë më të mirën, por ne e kemi shprehur
qartë dhe haptazi se, ky vit do të jetë viti. Burreli do të marrë atë që pret prej shumë kohësh, elitën e futbolli . Natyrisht që kjo do mund e djersë, që përk-
thehen në fitore. Djemtë do të jenë përballë Korabit pa asnjë presion, këtë e kanë treguar në takimet luajtura deri tani. Kurjapin shpirtin në fushë, shpër-
blehemi.

E rëndësishme është për mua loja dhe në fund tri pikët. Për fat të mirë, të gjithë i kam në dispozicion për këtë 90-minutësh dhe nuk kemi asnjë lloj ngërçi psikologjik. Jemi të sigurt, se do ta fitojmë dhe do të vazhdojmë rrugën drejt Kategorisë Superiore”, përfundoi numri një i pankinës matjane. Drejtuesit e klubit kanë marrë që të gjitha masat për të mos lejuar tifozë rreth stadiumit, duke respektuar masat e vendosura prej COVID-it. DRITAN KURTIdALIPI

Korabi nuk ka në plan që të ndalet dhe as të lëshojë kreun. Pasi mundën Besëlidhjen dhe u shkëputën me 3 pikë nga ndjekësit, kanë vetëm një mis- ion: thellimin e diferencave. As kjo javë nuk do të jetë e lehtë për dibranët, pasi sot do të përballen me një tjetër kundërshtar direkt. Luajnë në Burrel dhe llogaritë bëhen me pikë. Klevis Dalipi e cilëson si një transfertë tejet të vështirë. Burreli në këto 5 javë kampionat ka një ecuri të mirë dhe vlerësimi ndaj tij duhet të jetë maksimal.

Gjatë fjalës së tij për “Panorama Sport”, trajneri shprehet: “Kjo sfidë konsid- erohet dhe si derbi, derisa përballen dy ekipe të Qarkut të Dibrës. Emocionet që përcjell janë të shumta edhe prej faktit që ndeshen dy pretendente. Nga e hëna po punojmë për këtë përballje dhe jemi gati. Kontingjenti është i plotë dhe u kam kërkuar lojtarëve që në fushë të luajnë futboll dhe të jenë të qetë. Sa i takon rezultatit, atë le ta vendosë fusha e të fitojë më i miri”. FATMIR ZHUZHI

2EB86219-56F1-4A70-9754-6089DC310F84

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"