Derbet e moshave/ Tirana thyen Partizanin për U-17, të rinjtë e mbyllin në paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 13:19

Derbet e moshave/ Tirana thyen Partizanin për U-17, të rinjtë e mbyllin në paqe

Dita e sotme, është dita e derbeve për moshat. Tirana U-17 ka mposhtur Partizanin U-17 , me rezultatin 0-4.

tirana-partizani-moshat-u-19-400x220

Bardheblutë kanë mundur pastër të kuqtë, duke shënuar nga dy gola për çdo pjesë loje. Cereni x2, Sina dhe Ceka, ishin autorët e golave për skuadrën e Tiranës.

Ndërkaq në Yrshek, është luajtur derbi i 19-vjeçarëve mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë ka përfunduar në barazim, me rezultatin 1-1.

Pas një pjese të parë, pa gola, në të dytën të kuqtë kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Marinaj. Ndërkaq në fund të takimit, bardheblutë gjetën rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"