Depaj te Barça për 25 milionë euro, befason trajneri Rudi Garsia: E hipi vetë në makinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 17:35

Depaj te Barça për 25 milionë euro, befason trajneri Rudi Garsia: E hipi vetë në makinë

Memfis Depaj do të transferohet te Barcelona. Në Angli janë të sigurt dhe bëjnë me dije se sulmuesi holandez dhe klubi katalanas kanë arritur marrëveshjen prej disa ditësh. “Post United” shkruan se Memfis dhe Barcelona i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit dhe pritet që pas përfundimit të kombëtareve të zyrtarizohet gjithçka.

rUDI gARSIA

Depaj do të kushtojë 25 milionë euro dhe ishte një kërkesë e trajnerit Kuman. Në ditën që Mesi vendosi vazhdimësinë, Barça mbylli marrëveshjen edhe me Lionin. Depaj rilindi në kampionatin francez dhe u rikthye sërish në skenën e futbollit të rëndësishëm duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe të skuadrave të mëdha.

Trajneri i Lionit, Rudi Garsia, e mirëkupton këtë lëvizje të Memfis Depajt. “Sigurisht që do të më vinte mirë. Memfis është një sulmues i klasit botëror dhe është rikthyer nga një operacion. Do ta hipja vetë në makinë”, ka thënë Garsia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"