Denoncimi për dhunë nga e dashura, ja sa vite burg rrezikon Solomon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:49

Denoncimi për dhunë nga e dashura, ja sa vite burg rrezikon Solomon

Ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon, është në telashe të mëdha me drejtësinë shqiptare. 25-vjeçari u arrestua nga Policia, pas denoncimit nga e dashura për ushtrim dhune, teksa së fundmi iu caktua masa e arrestit me burg.

solomon

Nigeriani ka depozituar një kërkesë në Apel ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Do të jetë Apeli që do të vendos sërish për masë, pas kërkesës së futbollistit, nëse ky i fundit do të lihet në burg apo jo.

Për sa i përket procedurave juridike, pas masës do të vijojnë hetime, teksa më vonë kalon çështja për gjykim, ku në fund fare shpallet edhe vendimi.

Por sa vite burg rrezikon Solomon, në qoftë se shpallet fajtor? Kodit Penal, parashikon deri në 5 vite burg për dhunë në familje. Dënim ky që nigeriani duhet ta kryej në Shqipëri, gjithmonë nëse shpallet fajtor.

Vlen të përmendet fakti, se këto ditë, sulmuesi ka qëndruar në Shqipëri, duke mos iu bashkuar dot skuadrës së re në Kuvajt. 25-vjeçari është stërvitur individualisht, ku nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale dhe me futbollistët e Partizanit.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMA SPORT.AL

LEXO EDHE: 

Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"