Denoncimi i Viron Bezhanit: Vojo Malo, në Minsk me dokument fals

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 23:29

Denoncimi i Viron Bezhanit: Vojo Malo, në Minsk me dokument fals

Skandalet në Komite tin Olimpik Ko mbëtar Shqiptar me sa duket nuk do të kenë fund, ku çdo ditë dalin në skenë detaje të frikshme duke nxjerrë në pah shkeljet e shumta që kanë ndodhur dhe po ndodhin në këtë institucion. 

viron bezhani

Akuzat e pambarimta për vjedhje dhe shpërdorim fondesh nga vetë anëtarët e KOKSH, kanë bërë që çështja të përfundojë në prokurori, ku presidenti Viron Bezhani ka bërë padi ndaj sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello. Tashmë kjo padi është regjistruar zyrtarisht në Prokurori si procedim penal për veprën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe kanë nisur hetimet paraprake.

Por nuk mbetet me kaq pasi çdo ditë në KOKSH dalin në sipërfaqe denoncime të reja. Këtë herë në shënjestër të akuzave të Viron Bezhanit ka përfunduar zv.presidenti Vojo Malo, i cili është njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe president në Federatën Shqiptare të Harkut.

Një prej denoncimeve të shumta të bëra nga Bezhani gjatë asamblesë ka të bëjë më Lojërat Europiane Minsk 2019, gara që nxorën në sipërfaqe sherrin në KOKSH, për shkak të anashkalimit të Komisionit Teknik, komision ku diskutohet përzgjedhja e ekipeve olimpike. Bezhani ka rrëfyer një situatë të cilën e konsideron të turpshme dhe në shkelje të plotë me statutin e KOKSH. “Gjatë Lojërave Europiane në Minsk, të cilat u mbajtën një vit më parë, Vojo Malo udhëtoi drejt Ukrainës duke u prezantuar si president i KOKSH”, rrëfen Bezhani, duke shtuar më pas:

DOKUMENTI FALS

“Por aty si president i KOKSH isha unë dhe për këtë veprim të jashtëligjshëm të z. Malo njoftova edhe ndërkombëtarët”, tregon Bezhani. Më pas kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar thotë se zv.presidenti Malo bëri një tjetër shkelje: “Duke parë se nuk mund të prezantohej si president, ai u paraqit me beixhin e sekretarit të përgjithshëm”, përfundon Bezhani, duke denoncuar shkeljen që sipas tij ka bërë kolegu i tij në KOKSH.

Madje në dokumentacionin gjatë asamblesë disa muaj më parë, Bezhani kishte edhe një foto të beixhit, që Bezhani pretendon se Vojo Malo ka përdorur në Lojërat Europiane Minsk 2019. Kjo foto pasqyrohet në faksimile.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"