Dënohet Higuain, Ministri i Brendshëm: Shpresoja ta dënonin më shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 21:05

Dënohet Higuain, Ministri i Brendshëm: Shpresoja ta dënonin më shumë…

Gjykata sportive e ka dënuar me dy ndeshje Gonzalo Higuain, i cili mori karton të kuq për protesta në sfidën ndaj Juventusit. Sulmuesi do të mungojë në sfidat ndaj Lacios dhe Parmës teksa do të rikthehet ndaj Torinos në datën 9 dhjetor.

437878_TS_13-11-18_4307908229_

I zhgënjyer nga sjellja e Higuainit ka ngelur edhe Ministri i Brëndshëm italian, Mateo Salvini, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Milanit. Ai tregon se i ka ardhur turp nga sjellja e argjentinasit dhe shpresonte që sulmuesi të dënohej më shumë.

Salvini

“Futbolli është pasqyra e vendit. Të dielën isha në San Siro dhe më ka ardhur turp për sjelljen e qendërsulmuesit të Milanit. Edhe pse jam një tifoz i tyre, shpresoja ta skualifikonin për një kohë të gjatë”, ka thënë Salvini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"