Denis Bergkamp e zbuloi, ylli i Ajaksit fejohet me vajzën e mentorit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:47

Denis Bergkamp e zbuloi, ylli i Ajaksit fejohet me vajzën e mentorit të tij

Mesfushori i talentuar i Ajaksit, Doni van de Bek, për të cilin interesohet Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit, ka shenjuar një rritje meteorike në karrierën e tij. Dhe 23-vjeçari holandez ka përsëritur shpesh se një gjë e tillë do të ishte e pamundur pa mentorin e tij Denis Bergkamp.

Van De Bek Bergkamp

Ishte pikërisht legjenda e Arsenalit ai që vuri re talentin e Van de Bekut, kur ai ishte trajner i moshave të “Harkëtarëve” dhe djaloshi që i la përshtypje shumë të mira ishte vetëm 10 vjeç. Bergkamp e ndihmoi atë të bëhej futbollisti që është sot, ndërsa gjatë këtij rrugëtimi Doni u dashurua edhe me vajzën e trajnerit të tij, Estel, duke zënë shumë shpejt kopertinat e shtypit rozë në Holandë.

Van De Bek

Prej verës së shkuar, Estel është fejuar me futbollistin që babai i saj zbuloi. 24-vjeçarja u rrit në Londër, ku Denis luajti për 11 vite me Arsenalin, duke fituar 3 tituj kampion. Sot Van de Bek është një nga talentet më të mëdha të futbollit holandez, por nëna e tij kishte plane të tjera për të birin. Ajo donte që ai të bëhej fermer.

Bergkamp

Por, ishte këmbëngulja e babait të Donit, Andre, i cili e shikonte tjetërkund të birin. Ai e regjistroi të luante me klubin e Venshe Bojs.

Van de Bek aJAKS

“Pas stërvitjes së parë, ai thuajse u shit menjëherë dhe topi nuk iu nda më gjatë gjithë jetës”, tregoi Andre gjatë një interviste në 2016-ën. Dhe, me sa duket, nuk është penduar për zgjedhjen e tij, përveç ndonjë debati me gruan sigurisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"