Dënimi nga Komisioni i Disiplinës, klubi i Kategorisë së Dytë sulmon delegatin e ndeshjes: Legen burrë, ka disa vite që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 17:24

Dënimi nga Komisioni i Disiplinës, klubi i Kategorisë së Dytë sulmon delegatin e ndeshjes: Legen burrë, ka disa vite që…

Komisioni i Disiplinës bëri publike ditën e sotme dënimet, për ndeshjet e luajtura fundjavën e kaluar. Për shkak të angazhimeve të ekipeve Kombëtare, u luajt vetëm në Kategorinë e Dytë, teksa klubi i Këlcyrës që militon në Grupin B u dënua me 100 mijë lek të reja gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve, si dhe zyrtari Sokol Spahiu u dënua me 9 ndeshje pezullim nga aktiviteti për goditje ndaj kundërshtarit.

Kelcyra Tomori

Menjëherë pas vendimeve, këlcyrjotët kanë reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”, teksa kanë sulmuar delegatin e ndeshjes ndaj Tomorit, Tanush Latifi, duke e quajtur këtë të fundit burrë legen. Sipas drejtuesve të Këlcyrës, dënimi i Latifit ishte tendencioz.

JA REAGIMI I KËLCYRËS:

Komisioni Disiplines denon ekipin e Kelcyres me 1 milion lek gjobe , Edhe zv Trainerin S.Spahiu me 9 ndjeshje pezullim . Te gjitha keto ndodhin pershkak te raportimit jo korekt ne federat nga delegati Tanush Latifi . Ky Polic Burgu , ky legen burre ka disa vjet qe raporton kundra Kelcyres , ishte po ky qe npermet denoj ekipin tone ! I bejm thirrje federates mos dergoj me te till delegat ne kelcyre se eshte i padeshiruar per gjithe qytetin .

Kelcyra

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"