“Dënimi me dy vite ishte periudha më e errët në karrierë”, Jashanica: Nuk dua ta mendoj më, për fat të keq tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 15:59


“Dënimi me dy vite ishte periudha më e errët në karrierë”, Jashanica: Nuk dua ta mendoj më, për fat të keq tani…

Bajram Jashanica përfundoi makthin e tij të dënimit nga UEFA, për shkak të një pakujdesie duke përdorur një medikament të ndaluar në ndeshjen me Jang Bojs .jashanica

Në një intervistë të dhënë për “Gazeta Olle”, mbrojtësi është shprehur se kanë qenë periudha më e errët në karrierën e tij dhe ka thënë që tani nuk dëshiron ta kujtojë më.

“E kam thënë shumë herë se kjo ishte periudha më e errët e karrierës time. I lutem Zotit mos t’i ndodh ndonjë futbollisti kjo siç më ka ndodhur mua nga pakujdesia, që më kushtojë me karrierë në futboll. Por tani për tani nuk dua as të mendojë, sepse jam duke shikuar vetëm përpara drejt të ardhmes.

jashanica-pantazi-470x313

I nisa mjaft mirë ndeshjet në kampionat, por fati i keq ishte pezullimi i ndeshjeve si shkak i këtij virusi. Gjithsesi pres që kjo situatë të kalojë sa më parë, sepse tani për tani jam duke stërvitur në kushte shtëpie, me ato mundësit që kemi për të mbajtur formën në nivel.

Isha në kontakt me lojtarët e Kosovës, pasi i kam edhe shok shumë të mirë, isha disa herë edhe në grumbullimet që kishin gjatë kohës që qëndronin në Prishtinë. I kam vizituar edhe stafin e Kombëtares, por edhe presidentin Ademi, dhe gjithë ata që janë pjesë e kësaj familje që po na bën krenarë gjatë kësaj periudhe.

Ndeshja me Maqedoninë? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e dimë të gjithë që kujdesi duhet të jetë maksimal pasi kemi të bëjmë vetëm me një ndeshje. Deri në qershor kemi kohë që gjithë futbollistët në ekip të jenë në formë të mirë, dhe besoj se kemi një ekip shumë të fortë dhe do të jemi ne ata që në fund do të fitojmë.Pantazi dhe Jashanica

Shpresojë që të kualifikohemi dhe më pas presim e të shohim. Unë kam dhënë çdo herë maksimumin tim në fanellën e Kosovës. Unë do të jem i gatshëm në çdo moment për Kosovën, madje duke dhënë edhe 100 për qindëshin nga vetja ime.”, u shpreh Jashanica.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com