Dënimi me 10 vite i Skënderbeut, një amulli e vërtetë për FSHF-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 13:07

Dënimi me 10 vite i Skënderbeut, një amulli e vërtetë për FSHF-në

Nëse KAS-i i Lozanës lë në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin e Skënderbeut me 10 vite nga kompeticionet europiane, praktikisht e shkrin klubin korçar.

skenderbeu2-470x323

Mirëpo, ka një dilemë të madhe për faktin se FSHF nuk është ende e qartë për atë se çfarë duhet të bëj, gjithnjë nëse KAS nuk u jep të drejtë bardhekuqve. Po nëse Skënderbeu përveç titullit kampion, fiton edhe Kupën e Shqipërisë këtë sezon, e në të njëjtën kohë dënimi i mbetet në fuqi, çfarë do të bëhet me skuadrën që futet në Europë përmes Kupës?

Cilin ekip FSHF do të njohë si kampion dhe fitues të Kupës, në një kohë që UEFA nuk e pranon në kompeticionet e saj?!. Një amulli e vërtetë, për më tepër që vetë rregullorja e FSHF-së është shumë e diskutueshme në përcaktimet për këto çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"