Dënimi i UEFA-s, Tirana humbi një “mal” me para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 19:58

Dënimi i UEFA-s, Tirana humbi një “mal” me para

Tirana humbet përfundimisht 215 mijë eurot e Europës. Pas dënimit për deklarata jo të rregullta financiare, Tiranës iu mbajtën 215 mijë euro nga UEFA. Ndonëse asnjëherë klubi bardheblu nuk deklaroi qartë se çfarë do të bënte pas vendimit, përfundimisht Tirana i ka humbur ato para. Klubi bardheblu nuk apeloi vendimin e UEFA-s në KAS Lozanë dhe përfundimisht i ka dhënë lamtumirën thesit me euro që mund ta shpëtonte jo pak sezonin në Superiore.

Tirana-Hapoel

Pas një hetimi disamujor të hapur në shtator 2017 e mbyllur në mars 2018 kur është marrë edhe vendimi përfundimtar, UEFA ka vendosur, që për hile, mënyra të pandershme, fshehje të gjendjes financiare të klubit Tirana dhe mospagim borxhesh të dënojë ekipin shqiptar.

Bardheblutë nuk do të përfitojnë 215 mijë eurot që u takonin nga pjesëmarrja në Europa League, ku luajtën me Makabi Tel-Avivin. Vendimi për të mos u kaluar paratë bardhebluve është marrë më 6 mars nga Komisioni i Licencimit të UEFA-s. Gjithashtu, Tirana jo vetëm që nuk mori paratë, por harxhoi nga xhepi edhe 100 mijë euro, mes udhëtimeve, pritjes së miqve dhe fazës përgatitore që zhvilloi në kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"