“Dënimi i Skënderbeut i vërtetë”, Vata: Berisha nuk ma hapi derën, ja takimi me Ramën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 20:00

“Dënimi i Skënderbeut i vërtetë”, Vata: Berisha nuk ma hapi derën, ja takimi me Ramën

Rudi Vata, ish-futbollist i Kombëtares shqiptare, në një lidhje direkte në emisionin “Procesi Sportiv”, ka folur për futbollin shqiptar dhe trukimet. Mendimi i Vatës është se futbolli jonë është i korruptuar dhe se dënimi i Skënderbeut është i vërtetë. Më tej ai ka rrëfyer dhe çaste nga takimi me Ramën dhe ka zbuluar se ish-kryeministri Berisha nuk i ka hapur derën, kur ka dashur të ketë një takim me të.

rudi vata

“Kam jetuar katër vjet në Gjermani dhe kur një media si “Der Spiegel” merret me tema si trukimi, ka diçka serioze. Nuk është sportive si media, merret me fenomenet politike dhe problemet sociale që janë në vende të ndryshme, ku identifikohen probleme të mëdha dhe kanë bërë artikull. Artikulli është i vërtetë dhe nuk ka asgjë gabime që mund  të thotë gazetari. Nëse do të jetë burrë i mirë shqiptar, për t’i shërbyer vendit tënd duhen pranuar që këto fakte janë reale se janë vërtetuar në jetën e përditshme të shqiptarit. Unë mendoj se futbolli shqiptar është i korruptuar, si të gjitha sistetmet shqiptare. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që nuk mendon se futbolli jonë nuk është i korruptuar. Puna më e mirë që mund të bëjmë është të sulmojmë fenomenin se po rriten brezat artificialisht dhe shteti shqiptar ka nevojë për një rigjenerim të këtyre situatave, merrni përsipër të pasqyroni realite”, shprehet Vata.

Më tej ai shton: “Të gjithë ato fenomene që ndodhin në Shqipëri nuk ndodhin në asnjë vend tjetër të botës, prandaj jemi ku jemi dhe janë të tilla që marrim dënimin që meritojnë. Nuk di nëse është i ekzagjeruar por është i vërtetë, pyetja duhet bërë që a janë trukuar? Nuk mendoj se ka një që thotë nuk është trukuar, nëse do realitet, gjërat janë si janë. Pastaj të flasim për masën. Për sa kohë që shteti nuk ka mbajtur qëndrim, Ministria e ka kaluar si diçka normale, Kryeministrit nuk i bën përshtypje që dënohet ekipi më i rëndësishëm i 10 viteve të fundit por dalin me deklarata për protestues, mundohen të mbulohen gjërat e kaluar në paqe. Fenomeni ekziston e do të ekzistojnë derisa në momentin që njerëzit mendojnë që e shtrembra do të bëhet e drejtë”.

“Kur jam kthyer në Shqipëri, kam pasur një emocion të madh për t’u bërë president i FSHF-së. Mbaj mend kur kam takuar ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës, sot kryeministrin e vendit, i cili normalisht më ka pritur miqësisht duke pasur njohuri të mëparshme në fushën e sportit, por nuk më ka premtuar që do të më ndihmoj, pasi ishte në opozitë. Më tha që nëse do të ishte në pozitë do të më ndihmonte. Kam tentuar edhe me zotin Berisha, pasi sipas mendimit tim, të vetmit njerëz që unë mund të merrja mbështetjen ishin politikanët, pasi ata kontrollojnë çdo gjë në Shqipëri. Kur nuk kam marrë mbështetje as nga Topalli kuptova që do ishte e vështirë t’ia dilja. Berisha ish –kryeministri asokohe as nuk ka denjuar të më hapë derën dhe të më presë. Ai që thoshte se do të ndihmojmë njerëzit me vlera, një muaj që kam qëndruar në Shqipëri nuk më ka hapur derën të flasë. Unë nuk kisha shanse të futesha në FSHF, pasi çdo gjë në Shqipëri funskion me klane dhe nëse nuk je pjesë e tyre, sigurisht që nuk mund të bësh asgjë”, përfundon Vata.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"