Dënimi i radhës te Luftëtari, mbrojtësi përfundon tek të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 11:16

Dënimi i radhës te Luftëtari, mbrojtësi përfundon tek të rinjtë

Pas Realdo Filit, një tjetër lojtar përfundon te të rinjtë si masë penalizuese nga klubi për shkak të mungesës së impenjimit dhe formës jo të mirë në këtë periudhë.

hilgen cerezo luftetari

Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez, Hilgen Cerezo, i ardhur me bujë te Luftëtari në muajin gusht. Mësohet se gjendja e tij fizike nuk ka qenë e mirë, pasi ka ardhur mbipeshë. Për herë të fundit ka qenë pak minuta në fushë në ndeshjen kundër Laçit, ndërsa prej pak ditësh po stërvitet me të rinjtë nën urdhrat e trajnerit Arbër Bistri, bashkë me sulmuesin Fili.

Nuk dihet ende se kur dy lojtarët do të bashkohen me ekipin e parë. Deri më tani lojtari i ardhur nga Holanda ka marrë vetëm 97 minuta me fanellën e bluzinjve. 25-vjeçari ka luajtur si titullar në humbjen 3-1 ndaj Teutës dhe një tjetër ka luajtur vetëm 7 minuta në barazimin 1-1 kundër Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"