“Dënimi i drejtë”, drejtori i Teutës flet për vendimin e Disiplinë: Të bëhet mësim për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 20:01

“Dënimi i drejtë”, drejtori i Teutës flet për vendimin e Disiplinë: Të bëhet mësim për të ardhmen

Klubi durrsak është prekur nga vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës, ku dy lojtarë të Teutës, Fabjan Beqja dhe Amer Duka, janë dënuar me nga 5 ndeshje, për shkak të sherrit që ndodhi të mërkurën në takimin ndaj Partizanit. 

aRTAN SHYTI

Në një prononcim për “Panorama Sport”, drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti, e quan të drejtë ndëshkimin, por shpreson që me apelimin mund të zbutet masa. Gjithsesi, ai e quan këtë rast si shembull nga ku duhet nxjerrë mësim për të ardhmen, kryesisht për lojtarët e stolit, që hynë në fushë dhe u përfshinë në sherr. Pyetjes se a ishte i drejtë dënimi për dy lojtarët e Teutës, Shyti u shpreh:

“Në bazë të asaj që ndodhi në fushë, mendoj se vendimi ishte i drejtë. Duhet thënë që kjo situatë u krijua sepse lojtari i Partizanit nuk nxori topin në fundore dhe si pasoj u krijua edhe ai moment i pakëndshëm. Por, si veprim është i dënueshëm”. Në ditët në vijim, durrsakët do të vendosin edhe për apelimin e vendimit, me shpresën e reduktimit të masës së pezullimit. Apelimi? Tani që po flasim, nuk di të them gjë, do ta apelojmë apo jo.

teuta-partizani

Besoj se në ditët në vazhdim do merremi me këtë pjesë dhe mendoj se dënimi duhet të ulet. Lojtarët e stolit nuk duhet të reagonin në të tilla situata. Duhet të bëhet mësim për të ardhmen”, u shpreh drejtori Shyti për “Panorama Sport.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"