Dënimet me stadiume bosh, Tirana shpëton Superioren. FSHF ndryshon strategji për… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 20:46

Dënimet me stadiume bosh, Tirana shpëton Superioren. FSHF ndryshon strategji për… (E PLOTË)

Dënime kolektive nuk do të ketë më. Të paktën kështu bëjnë me dije në FSHF. Hyrja në fuqi e ndryshimeve në Kodin Penal duket se e ka çuar federatën të konsiderojë idenë e zbatimit të dënimeve kolektive, që mbyllin stadiumet për një shishe uji. Fakt mbetet se Tirana është skuadra që e ka pësuar më shumë nga dënimet kolektive. 

selman stermasi

 

Prej kohësh, klubi proteston në federatë për ndëshkimet që ka marrë dhe dënimin e fundit me mbyllje stadiumi e shleu vetëm pak ditë më parë, në ndeshjen kundër Vllaznisë.

Ama, pas dënimit të fundit dhe hyrjeve në fuqi të ndryshimeve në kod, duket se FSHF nuk do ta aplikojë më mbylljen e gjithë stadiumit, pra të ndëshkojë kolektivisht të gjithë tifozët.

selman stermasi derbi stadiumi tifozet e tiranes

Falë ankesave të Tiranës dhe kushteve aktuale, gjithmonë do të ndëshkohen individët shkelës. E shumta, mund të mbyllet një sektor i stadiumit, por në Kategorinë Superiore nuk do të ketë më ndeshje pa tifozë. Ka qenë gjithmonë e pakuptimtë që të mbyllet i gjithë stadiumi për një individ, por FSHF më në fund ka bërë pas, duke u ardhur në ndihmë klubeve që shitjen e biletave e kanë një të ardhur jo të vogël në buxhetin vjetor.

REFLEKTIMI – FSHF jo zyrtarisht ka njoftuar të gjitha klubet e Superiores, ndërkohë që Vllaznisë, që u ndëshkua së fundmi, iu mbyllën sektorë të veçantë të stadiumit. Gjithsesi, edhe ky lloj dënimi do të vijë duke u eliminuar, sepse klubet dhe forcat e sigurisë duhet të identifikojnë shkelësit, të cilët do t’i dorëzohen policisë.

Ose në rastin më të keq, duhet të paraqesin provat për shkeljet që bëhen në një stadium futbolli. Tani ai që vepron në emër të dhunës brenda në stadium, ndëshkohet rëndë dhe rrezikon seriozisht të shkojë në burg.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"