Dënim për trukim nga UEFA? Heshtin FSHF e Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2016 | 12:33

Dënim për trukim nga UEFA? Heshtin FSHF e Skënderbeu

Situatë ankthi në ka mpin korçar. Dysho het se për kampionët e Shqipërisë mund të vijë një dënim ekzemplar i UEFA-s, duke i pezulluar nga një deri në pesë vite nga kompeticionet europiane. skenderbeuBëhet fjalë për ndeshje të trukuara dhe dyshimet bien mbi takime të luajtura në kompeticionet europiane dhe për miqësoret në janar. Por janë vetëm dyshime, të jemi të qartë në këtë pikë. Prej kohësh nën zë flitej se ka pasur një hetim për ndeshjet e korçarëve në Europë edicionin që shkoi, por dje situata u bë edhe më pështjelluese.

Në rrjetet sociale nisën të qarkullonin lajme kontradiktore. Në fillim u tha se ka nisur një hetim zyrtar i UEFA-s, më pas u përfol edhe se nuk është më hetim, por vendim pas një hetimi të kryer gjatë 7 muajve të fundit për ndeshje të dyshuara si të trukuara nga korçarët. Deri këtu gjithçka ishte në kuadrin e lajmeve pa bazë që “prodhon” interneti.

“Panorama Sport”, me detyrën dhe përgjegjësinë e gazetës sportive më të madhe në vend, u përpoq të hedhë dritë mbi këtë situatë, për të kthjelluar sadopak gjithë opinionin sportiv, sepse një çështje si kjo nuk “i përket” vetëm Korçës dhe tifozëve të Skënderbeut, por gjithë Shqipërisë.

Përjashto një përgjigje të vakët dhe dykuptimshme të UEFA-s, asnjë tjetër nga ata që u kontaktuan nuk denjoi të kthente minimalisht një përgjigje nëse ka diçka të vërtetë në gjithë këtë mes.

Ardjan Takaj

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka refuzuar të përgjigjet, megjithëse u tentua dy herë nëpërmjet telefonit dje në mbrëmje rreth orës 20:30. Gjithsesi gazeta, duke mirëkuptuar faktin që ai mund të jetë me pushim pas një sezoni të lodhshëm, tentoi të fliste me drejtorin Ilirjan Përmeti, por ai e kishte të fikur telefonin.

Federata

Heshtje totale edhe nga zyrtarët e FSHF-së. Në orën 17:58 është kontaktuar sekretari i Përgjithshëm i FSHFsë, Ilir Shulku. Megjithëse iu shpjegua nga gazeta nëpërmjet mesazhit se për çfarë bëhej fjalë, ai nuk denjoi të kthente asnjë përgjigje për të hedhur sadopak dritë mbi situatën e krijuar. Ndërkaq, përgjegjësja e zyrës për shtyp, Jona Dervishi, ka refuzuar gjithashtu të japë një përgjigje nëse ka hetim apo jo mbi Skënderbeun dhe nëse ka pasur institucioni ynë i futbollit korrespondencë me UEFA-n së fundmi. Heshtje totale.

Sotiraq Filo

Klubi i Skënderbeut gjithsesi është një aset i rëndësishëm i Bashkisë së Korçës dhe zyrtarët e bashkisë duhet të jenë gjithashtu të lumtur për arritjet e tij, por edhe të shqetësuar kur bëhet fjalë për gjëra kaq të rënda. Gazeta tentoi të kontaktonte dje në mbrëmje me kryebashkiakun Sotiraq Filo, por ai u përgjigj shkurt se ishte në takim pune dhe se e kishte të pamundur të jepte shpjegime.

UEFA: Nuk kemi asnjë koment

UEFA nuk ka dashur të japë asnjë informacion të detajuar në lidhje me Skënderbeun. Institucioni më i lartë europian i futbollit nuk ka pohuar të ketë hetim, por as nuk e ka mohuar atë. uefa sms

Përgjigjja që është dhënë kur është pyetur për Skënderbeun është saktësisht kjo: “I nderuar zotëri, miqësisht ju themi se nuk kemi asnjë koment për të bërë në këtë fazë. Ne do t’ju mbajmë ju të informuar në bazë të zhvillimeve që do të ketë. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"