Dënim individual dhe për ekipin, ja çfarë rrezikon zyrtari i Kastriotit dhe klubi për dhunën ndaj gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 13:08

Dënim individual dhe për ekipin, ja çfarë rrezikon zyrtari i Kastriotit dhe klubi për dhunën ndaj gjyqtarit

Ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes Kastriotit dhe Egnatias, parashikohet nga neni 48 dhe ai 64. Në të parin, referuar “Sjelljes së keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes”, sanksionohet dënimi i zyrtarit nga 8-18 ndeshje mospjesëmarrje si dhe gjobë maksimale deri në një milion lekë (të rinj).

bandicam 2019-09-19 16-10-08-318

Më tej, në nenin 64, i cili i referohet “Dështimit në përmbushjen e përgjegjësive”, sanksionohet klubi me gjobë, ose dënime të tjera si: Zhvillim të ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë.

Ose në bazë të pikës 3: Subjektet anëtare ose pjesëmarrëse në aktivitete që organizojnë ndeshjet zyrtare si fusha pritëse do të dënohen me 1-4 ndeshje pa spektatorë ose në fushë asnjanëse.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"