Dëmtoi Virxhil Van Dajkun, futbollisti merr truproje në shtëpi pas kërcënimeve me vdekje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:41

Dëmtoi Virxhil Van Dajkun, futbollisti merr truproje në shtëpi pas kërcënimeve me vdekje

Portieri i Evertonit Xhordan Pikford nuk e imagjinonte kurrë se duhet të ketë frikë për jetën e tij. Sipas mediave angleze, futbollisti i kombëtares së Anglisë ka punësuar disa truproja pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë në rrjetet sociale për ndërhyrjen e rëndë që i shkaktoi në ndeshje mbrojtësit të Liverpulit Virxhil Van Dajk në ndeshjen e 17 tetorit.
5f99911f2030273d2a225245
I frikësuar për veten dhe familjen e tij, 26-vjeçari i ka kërkuar një eksperti të sigurisë që të vendosë truproja në banesën e tij si dhe të krijojë një rrethim mbrojtës në shtëpinë e tij.

Lajmi ka befasuar Britaninë e Madhe dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale janë solidarizuar me Pikfordin, ndërkohë policia e Mersisajdit ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Mosdënimi nga Federata Angleze për dëmtimin e Virxhil Van Dajkut i ka acaruar disa prej tifozëve të Liverpulit, të cilët e kanë tepruar duke kërcënuar me jetë portierin e Evertonit dhe Anglisë.

Mbrojtësi holandez Van Dajk do të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë pasi duhet t’i nënshtrohet operacionit në gju.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"