Dëmtoi rëndë Van Dajkun, portieri i Evertonit rrezikon të dënohet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 9:08

Dëmtoi rëndë Van Dajkun, portieri i Evertonit rrezikon të dënohet me…

Ndërhyrja e rëndë e Pikfordit ndaj Van Dajkut,ende mund të sjellë dënimin e portierit të Evertonit. Faulli i rëndë ndaj mbrojtësit të Liverpulit nuk u penalizua, ndërsa VAR pa më parë një pozicion jashtë loje të holandezit.

VAN DAJK

Gjyqtari i ndeshjes, Majkëll Oliver dhe ai i VAR-it, Dejvid Kut, nuk e konsideruan incidentin një faull të rrezikshëm. Por sipas “Mirror”-it, Federata Angleze mund të vendosë ende ta dënojë portierin me 3 ndeshje nëse rishikohet vendimi.

FA mund ta dënojë një lojtar për vendimet që i shpëtojnë si arbitrit të ndeshjes ashtu edhe trupës gjykuese të VAR-it. Por më parë, FA do të presë raportin e Oliverit përpara se të vendosë nëse atij i ka shpëtuar incidenti në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"