Dëmtoi kaviljen ndaj Kukësit, Latif del i përlotur nga fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 12:10

Dëmtoi kaviljen ndaj Kukësit, Latif del i përlotur nga fusha

Sulmuesi ganez i Teutës, Latif Amadu, ka dalë dje i përlotur nga fusha e lojës në minutën e 30-të. Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore për momentin me tetë gola, u dëmtua në kavilje dhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Menjëherë, sulmuesi mori ndihmën e stafit mjekësor dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes i shoqëruar nga përgatitësi atletik, Iris Selimi, si dhe trajneri i portierëve, Latif Amadu.

bandicam 2018-11-12 14-28-26-756

Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes, por asgjë nuk është e sigurt për momentin, pasi vetëm sot lojtari do të bëjë rezonancën. Gjithsesi, te Teuta janë të qetë për momentin, pasi ky dëmtim i sulmuesit erdhi në kohën kur kampionati do të ketë një pauzë prej dy javësh. Gjatë këtij sezoni Latif ka qenë pika e referimit në sulmin e durrsakëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"