Dëmtohet Rei Manaj, Panuçi thërret sulmuesin e Shpresave: Të shohim a do të vijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 18:50

Dëmtohet Rei Manaj, Panuçi thërret sulmuesin e Shpresave: Të shohim a do të vijë

Si të mos mjaftonte pezullimi i Hysat dhe i Migjen Bashës, Shqipëria është duke vuajtur edhe dëmtimet e shpeshta të futbollistëve.

Durmishaj

I fundi që ka shfaqur probleme është sulmuesi Rei Manaj. Sulmuesi lushnjar është dëmtuar lehtë dhe është në dyshim të madh. Trajneri Kristian Panuçi ka zbuluar ditën e sotme në konferencën për shtyp se me ekipin Kombëtar mund të bashkohet talenti i Shpresave, Fiorin Durmishaj.

21-vjeçari është njoftuar dhe pritet një përgjigje, nëse do t’i bashkohet apo jo Kombëtares së Panuçit. Durmishaj nuk është aktivizuar asnjëherë me ekipi A dhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta refuzoje ftesën për të pritur një sinjal nga Greqia.

fiorin durmishaj

“Mund të vijë Durmishaj, e presim sot, Manaj ka disa probleme, është dëmtuar, ndaj na duhen përforcime. Kam folur me Bushin, i kam shpjeguar që na duhet Durmishaj, të shohim”, u shpreh Panuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"