Dëmtohet futbollisti kryesor i Kosovës, në dyshime Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 18:10

Dëmtohet futbollisti kryesor i Kosovës, në dyshime Ligën e Kombeve

Problemet te përfaqësuesja e Kosovës shtohen edhe pas përfundimit të ndeshjeve të muajit tetor në Ligën e Kombeve. Gardiani i Zhironës në Spanjë Arijanet Muriç ka dëmtuar muskulin kryesor të kofshës së djathtë gjatë një takimi miqësor.
662x372a_18163906benvingutarijanetmuric_twitter

Klubi katalanas raporton se futbollisti do të mungojë për 3 javë. Megjithatë, sipas parashikimeve ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Shaland 5 ditë para takimit me Slloveninë në muajin nëntor, megjithatë mbetet për t’u parë faza e rehabilitimit të tij.

Tani lojtari duhet t’i nënshtrohet fazës së rikuperimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"