Dëmtohet Enea Mihaj, ja pritet të qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2023 | 14:40

Dëmtohet Enea Mihaj, ja pritet të qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i Kombëtares

Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Famalikaos, Enea Mihaj, ka lënë fushën i dëmtuar. 284ac1c2-ec62-4021-b5a0-e775bafc2110Në elitën e Portugalisë, skuadra e Mihajt la fushën i dëmtuar në minutën e 67-të në duelin ndaj Aroukës dhe pas testeve të bëra, ai ka pësuar një tërheqje muskulare. Dëmtimi është i lehtë dhe mbrojtësi do të mungojë deri në fundin e muajit prill, çka nuk sjell një rrezik për ndeshjet e qershorit që Kombëtarja do të luajë.

Kujtojmë që në ndeshjen me Poloninë, Mihaj ishte titullar pas mungesës së Gjimshitit dhe Ismajlit, dhe gjithashtu paraqitja e tij ishte e mirë. Mbrojtësi me origjinë nga Berati, por i lindur në Greqi, ka luajtur 24 ndeshje deri tani në kampionat, ku është një titullar i padiskutuar i Famalikaos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"