Dëmtohet Alvaro Morata, një telash më pak për Kombëtaren shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 19:55

Dëmtohet Alvaro Morata, një telash më pak për Kombëtaren shqiptare

Alvaro Morata pritet të humbë ndeshjet e radhës me përfaqësuesen spanjolle, pasi është dëmtuar në sfidën e sotme mes Çelsit dhe Mançester Sitit. Futbollisti spanjoll, ishte në listën e Lopeteguit për sfidat kundër Shqipërisë dhe Izraelit dhe mendohej se do të ishte titullar, por tani rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë.

1506791493185_lc_galleryImage_LONDON_ENGLAND_SEPTEMBER_

Në fundin e pjesës së parë, lojtari u ndal ndërsa po vraponte pasi ndjeu dhimbje në pjesën e prapme të kofshës së majtë dhe u nis menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, duke bërë të qartë se kishte pësuar një tërheqje dhe nuk mund të vazhdonte në këtë sfidë.

1506791455632_lc_galleryImage_EDITORIAL_USE_ONLY_No_use

Ky dëmtim mund të detyrojë Lopeteguin të thërrasë një sulmues tjetër në ekip, pasi ka në listën e tij si “9” të mirëfilltë vetëm Iago Aspas dhe Rodrigo. Diego Kosta mungon meqë nuk ka zhvilluar fazë përgatitore normale për këtë sezon pas problemeve me Çelsin, ndërsa David Vija u la jashtë listës meqë kishte pësuar një dëmtim në MLS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"