Dëmtohet afrimi i fundit, Turbina me tre sulmues ndaj Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 11:37

Dëmtohet afrimi i fundit, Turbina me tre sulmues ndaj Besëlidhjes

Turbina ka arkivuar humbjen me Besën dhe është përqendruar e gjitha te Besëlidhja, kundërshtar që do ta presë të shtunën në “Nexhip Trungu”.

Turbina

Cërrikasit kërkojnë ta mposhtin me çdo kusht këtë kundërshtar, ndaj edhe trajneri Allamani po përgatit një ekip sulmues. Në krahun e majtë do të aktivizohet Ronaldo, në qendër Alimadhi dhe në të djathtin Hysa. Në mbështetje të tyre do të jetë Hasaj, që shënoi në Luz.

Ai pritet ta nisë si titullar dhe me shumë mundësi “truri” i mesfushës. Megjithatë, ende nuk është vendosur ekzaktësisht formacioni.

Ekipi është në formë të mirë dhe pa probleme, përveç dy sulmuesve që u federuan në limitet e merkatos së verës. Kryeqytetasi Klodjan Nuri është në fazë riaftësimi pas një dëmtimi të rëndë që ka pasur. Ndërsa braziliani Fernando da Silva për fat të keq u dëmtua në stërvitje dhe nuk do të jetë i gatshëm të shtunën.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"