Dëmtimi, te Interi bëjnë festë. Barcelonës pritet t’i mungojë mbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 21:56

Dëmtimi, te Interi bëjnë festë. Barcelonës pritet t’i mungojë mbrojtësi

Xherard Pike alarm on Barcelonën. Mbrojtësi katalanas u detyrua të dilte nga fusha e lojës në ndeshjen kundër Atletikos së Madridit për shkak të një përplasjeje me Vitolon. 

pike

Në minutën e 83-të të ndeshjes ai nuk mund ta vazhdonte më lojën për shkak të dhimbjeve të forta në gju, por nuk dihet ende koha e rikuperimit të tij. Me shumë mundësi prezenca e tij për sfidën kundër Interit në Ligën e Kampionëve është e vështirë.

Barcelona do të udhëtojë në Milano si e para e grupit, ndërsa zikaltrit e kanë një sfidë jetë-vdekje për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin europian. Pra mund të themi se nga Katalonja ka ardhur një lajm i mirë për skuadrën e Antonio Kontes, pasi Valverde ka humbur një nga shtyllat e skuadrës së tij. Barcelona sigurisht që nuk ka ndërmend ta rrezikojë mbrojtësin e saj dhe trajneri shpreson ta rikuperojë sa më shpejt për ndeshjet e vlefshme për kampionatin spanjoll. Ajo në Ligën e Kampionëve është një duel pa shumë vlerë për Barcelonën, e cila gjithsesi në “San Siro” do të provojë lojtarë të rinj.

STËRVITJA 

Xherard Pike nuk u stërvit ditën e djeshme me pjesën tjetër të skuadrës pas fitores kundër Atletikos së Madridit, por nga Spanja bëjnë me dije se ai mund të luajë rregullisht për ndeshjen kundër Majorkës në “Camp Nou”, e cila do të zhvillohet të shtunën. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë trajneri Valverde, nëse do ta rrezikojë mbrojtësin e tij, apo do t’i besojë dyshes Lengle-Umtiti. Lojtarët e tjerë të dëmtuar te Barcelona janë Alba, Semedo dhe Osman Dembele.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"