Dëmtimi para startit të Serisë A, kapiteni Dermaku mëson sa do të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 21:51

Dëmtimi para startit të Serisë A, kapiteni Dermaku mëson sa do të mungojë

Starti i sezonit nuk ishte më i miri i mundshëm për Kastriot Dermakun. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është dëmtuar në Kupën e Italisë në ndeshjen ku skuadra e tij u eliminua nga Çitadela. Një dëmtim i cili do ta bëjë të mungojë në startin e Serisë A.

Dermaku0

Megjithatë, për fat të mirë situata nuk është shumë shqetësuese dhe Dermaku pritet të mungojë vetëm në dy javët e ardhshme për klubin i cili u kthye pas dy vitesh përsëri në elitë. “Dermaku iu nënshtrua rezonancës magnetike e cila ka evidentuar një dëmtim të gradës së parë të bicepsin femoral të kofshës së majtë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Mediat italiane kanë mësuar kësisoj se për Dermakun do të jetë e nevojshme të bëjë pak ditë pushim, para se të kthehet përsëri në fushën e lojës me Leçen, për vijimin e sezonit ku ai do të jetë kapiteni i kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"