Dëmtimi nuk e lë të luajë, Berisha merr lajmin e mirë nga SPAL-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 19:05

Dëmtimi nuk e lë të luajë, Berisha merr lajmin e mirë nga SPAL-i

Etrit Berisha është një mungesë për ekipin e SPAL-it në këtë finale të sezonit. Një dëmtim në pjesën e gishtit në njërën dorë, ka bërë që gardiani kuqezi të mos jetë në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës.
berisha-spal-serie-a_1ru8stlm5hk0t10pdfswz476fc

E teksa pandemia dhe bllokimi i futbollit detyroi futbollin në të gjithë botën që të luajë edhe në muajt korrik dhe gusht, për lojtarët u bë e nevojshme që të ketë një shtyrje të kontratës.

Kështu ka ndodhur me Etrit Berishën dhe të gjithë futbollistët e ekipit të SPAL—it. Portierit shqiptar i përfundoi huazimi në fund të muajit qershor, por dje drejtori i skuadrës italiane ka arritur akordin me të gjithë futbollistët, përfshi edhe Berishën që të shtyhet deri më 31 gusht.

SPAL është në luftë për mbijetesën në Serinë A, dhe pas barazimit me Milanin është vetëm 6 pikë larg Leçes dhe shtatë ndaj Xhenoas që është skuadra e fundit që mbijeton. Për portierin kuqezi, mbijetesa do të ishte një lajm i mirë pasi mund të shtyjë qëndrimin te SPAL edhe për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"