Dëmtimi në këmbë nuk e ndal, zbulohet ftesa nga Kombëtarja për lojtarin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 19:52

Dëmtimi në këmbë nuk e ndal, zbulohet ftesa nga Kombëtarja për lojtarin e Partizanit

Paraqitjet mjaft të mira të Lorenc Trashit me Partizanin, duket se janë shpërblyer.

lorenc trashi

Anësori i majtë, ka marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare me në krye Edi Rejën, për ndeshjet e tetorit, dhe diçka të tillë e konfirmon stafi i klinikës “Ortomed Sport”.

Trashi ka qenë duke marrë një mjekim të specializuar për këmbën e majtë, tek e cila kishte probleme pas derbit, dhe stafi i klinikës, në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Gati për ndeshjen për ekipin kombëtar dhe Teutën. Lorenc Trashi në Orthomed Sport”.

71528647_1295623423952996_4030763830190538752_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"