Dëmtimi në gju, Shkurtaj në luftë me kohën. Ja sfidat që do të humbasë bomberi vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 15:05

Dëmtimi në gju, Shkurtaj në luftë me kohën. Ja sfidat që do të humbasë bomberi vlonjat

Në bazë të diagnozës, periudha maksimale e nevojshme për të qëndruar jashtë fushave të lojës për Shkurtajn mund të jetë katër javë. 

Shkurtaj

E përkthyer në javët kalendarike në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e verilindorëve, sulmuesi do të jetë në luftë me kohën për t’u rikthyer në ndeshjen e parë për muajin prill, atë ndaj Flamurtarit ku verilindorët do të jetë pritës të ndeshjes.

E duke përllogaritur mungesën për të paktën tri javë, kryegolashënuesi i Superiores pritet që të humbasë ndeshjet kundër Skënderbeut në Korçë, ndaj Luftëtarit, Apolonisë në Kupë dhe Partizanit në kryeqytet, e përcaktuar të luhet vetëm pas 16 ditësh nga sot.

NDESHJET 

09 MARS

 Skënderbeu-Kukësi 13 

MARS 

Kukësi-Luftëtari

 18 MARS (KUPË)

Apolonia-Kukësi

22 MARS

Partizani-Kukësi

4 PRILL (DYSHIM) 

Kukësi-Flamurtari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"