Dëmtimi muskulor, Armando Sadiku humbet sfidën e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 21:43

Dëmtimi muskulor, Armando Sadiku humbet sfidën e radhës

Lajme të këqija për Armando Sadikun. Sulmuesi i Kombëtares pësoi një tërheqje muskulore pak ditë më parë, teksa mësohet se dëmtimi është serioz. Sadiku nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e Malagës në sfidën e ditës së diel ndaj Fuenlabradës.

Sadiku

Lajmin për mungesën e Sadikut, e ka konfirmuar trajneri i Malagës, ndërkohë në pikëpyetje mbetet edhe prezenca e tij me Kombëtaren, për 2 sfidat e datës 14 dhe 17 nëntor ndaj Andorrës dhe Francës. Nuk dihet nëse trajneri Reja do ta grumbullojë sulmuesin për këto 2 përballje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"