Dëmtimi i rëndë, titullari i Portugalisë humbet ndeshjet në grupe të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 13:31

Dëmtimi i rëndë, titullari i Portugalisë humbet ndeshjet në grupe të Botërorit

Portugalia ka humbur shërbimet e mbrojtësit të saj titullar, Danilo Pereira, për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar ai në stërvitjen e fundit. Sipas asaj që mësohet nga kampi portugez, futbollisti i cili kishte vendin e titullarit në qendër të prapavijës në ndeshjen ndaj Ganës, pas një përplasje në stërvitje ka ndjerë dhimbje dhe është dërguar për vizita më të hollësishme në spital.

sadsasadsdsda

Gjatë testeve është konstatuar se ai ka pësuar krisje në tre brinjë, ndaj do të jetë i detyruar që të qëndrojë pushim për një periudhë të shkurtër kohë si fillim. Ai parashikohet të mungojë ndeshjen e nesërme ndaj Uruguait, por edhe atë ndaj Koresë së Jugut të premten e ardhshme.

Pas pak ditësh do të bëhen teste të tjera për të kuptuar nëse ai do të jetë i gatshëm për fazën me eliminim direkt, pasi është një element i domosdoshëm duke pasur parasysh edhe problemet e Pepe në këtë periudhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"