Dëmtimi i rëndë, mesfushori i Kombëtares do të qëndrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:47

Dëmtimi i rëndë, mesfushori i Kombëtares do të qëndrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave

Mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoji, pësoi një dëmtim të rëndë në pjesën e tendinës, me skuadrën e Breshas, në sfidën ndaj Kozencës të zhvilluar në datën 7 nëntor, teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 26-të.

ndoji

Sipas asaj që raporton Gazzeta Dello Sport, rikuperimi i shqiptarit do të marrë një kohë të gjatë, teksa ai duhet të qëndrojë jashtë fushave të blera për të paktën tre muaj.

Ndoji

23-vjeçari u dëmtua në momentin më të mirë të tij, ku në 5 javët e para të kampionatit, kishte arritur të shënonte 2 gola, duke u shndërruar në një lojtar tepër të rëndësishëm për skuadrën e Breshas në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"