Dëmtimi i rëndë i Klaudio Bravos, Siti pranë akordit me ish-portierin e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 10:20

Dëmtimi i rëndë i Klaudio Bravos, Siti pranë akordit me ish-portierin e Liverpulit

Diego Kavalieri, pritet të jetë portieri i ri i Mançester Sitit, që do të zëvendësojë Klaudio Bravon, i cili pësoi një dëmtim të rëndë para pak ditësh dhe do duhet të mungojë gjatë.

Liverpool-v-FK-Rabotnicki-Europa-League-Third-Qualifying-Round-Anfield-5810

Ndërkohë që Guardiola pritet të afrojë si portier të dytë braziliani Kavalieri, i cili mbylli eksperiencën me Kristal Palas, pa luajtur asnjë ndeshje dhe tani është një portier i lirë.

Large

Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët e ardhshme dhe portieri 35-vjeçar do t’i bashkohet “qytetarëve”, për të formuar dyshen me brazilianin tjetër Edereson. Në të kaluarën portieri Kavalieri ka qenë pjesë e Palmerias, Liverpulit, Çezenës, Flumineses dhe së fundit, Kristal Palas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"