Dëmtimi i ndaloi grumbullimin me Kombëtaren, mbrojtësi shqiptar merr lajmin e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 14:40

Dëmtimi i ndaloi grumbullimin me Kombëtaren, mbrojtësi shqiptar merr lajmin e mirë

Kastriot Dermaku ka kaluar dëmtimin e pësuar rreth një muaj më parë dhe tani është gati për të zbritur në fushën e lojës.

dermaku shqiperi france

Mbrojtësi kuqezi bëri një start fantastik të aventurës me Leçen. Në debutim, mbrojtësi bëri një gol prej “bomberi” duke i hapur udhë barazimit 2-2 ndaj Kremonezes rreth një muaj më parë. Në 25 tetor, Dermaku pësoi një dëmtim muskulor dhe kjo e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të blerta.

Në këtë situatë, mbrojtësi e kishte të pamundur të grumbullohej me Shqipërinë për ndeshjet e nëntorit, duke i ndjekur ato nga TV. Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe Dermaku ka nisur stërvitjen normalisht, duke e lënë dëmtimin pas krahëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"