Dëmtimi i Hoxhës, Partizani sqaron situatën e kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 16:04

Dëmtimi i Hoxhës, Partizani sqaron situatën e kapitenit

Klubi i Partizanit ka bërë një njoftim për mediat ku sqaron gjendjen e portierti Alban Hoxha pas dëmtimit.

Alban Hoxha

“Kapiteni i kuq i cili u detyrua të mos udhëtonte me ekipin përfaqësues drejt Izraelit si pasojë e një dëmtimi, menjëherë i është nënshtruar një kontrolli të specializuar mjekësor nën mbikqyrjen edhe të stafit mjekësor të skuadrës. Ndonëse përflitej për një dëmtim serioz , fatmirësisht analizat e rezonancës kanë konstatuar një dëmtim të ligamentit të gradës së parë. Stafi mjekësor garanton se kapiteni Hoxha do ti nënshtrohet për disa ditë një faze rekuperimi, për të qenë sa më shpejtë i gatshëm në fushë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"