Dëmtimi i Harizajt në derbi nuk u ndje, Bakaj në top-formë kundër bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 15:11

Dëmtimi i Harizajt në derbi nuk u ndje, Bakaj në top-formë kundër bardhebluve

Në momentin e ndërrimit të Harizajt me Bakajn, tifozët e Dinamos, të vendosur pikërisht pas portës së skuadrës së tyre, kanë inkurajuar me duartrokitje portierin e disa skuadrave në kampionatin shqiptar.

edvan bakaj

Edhe pse ka qëndruar në stol në kampionat, pasi titullar është Harizaj, Bakaj tregoi një formë shumë të mirë në pjesën e dytë të derbit, duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke e ruajtur rrjetën të paprekur.

Portieri kryeqytetas u bashkua me blutë sezonin e kaluar, në Kategorinë e Parë, duke dhënë një kontribut të çmuar për rikthimin në Superiore. Trajneri Shkëmbi preferon që sulmi i Dinamos të nisë këmbët e portierit. Harizaj e ka bërë mirë këtë detyrë deri tani, por edhe Bakaj jep garanci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"